BallinaLajmeTetova nuk është skenë eksperimentesh politike.NO PASARAN !.Tetovarët refuzuan LVV,për ndërhyrjen politike...

Tetova nuk është skenë eksperimentesh politike.NO PASARAN !.Tetovarët refuzuan LVV,për ndërhyrjen politike që bëri në RMV me njerëz bashkëpuntor të ish sistemit komunist dhe nuk pranuan talljen me intelegjencën e tyre…

www.telegrami.mk

Tetova nuk është skenë eksperimentesh politike

Mitingu i LVV-së në Tetovë tregoi më shumë për llogaritë politike të organizatorëve sesa për interesin real të qytetarëve. Tetovarët nuk munguan sepse nuk e kuptuan mesazhin, por sepse e kuptuan shumë mirë. Ata janë lodhur nga premtimet e pambajtura, nga sloganet e mëdha dhe nga përdorimi i qytetit të tyre si arenë për përplasje politike që shpesh nuk kanë lidhje me hallet e përditshme të njerëzve.

Para tre vitesh, VLEN erdhi në pushtet me premtimin se do të ishte ndryshe nga BDI-ja. Sot, shumë qytetarë pyesin veten se ku janë rezultatet konkrete që u premtuan. Në këtë klimë zhgënjimi, ardhja e LVV-së në Tetovë nuk u perceptua si një ofertë e re politike, por si vazhdim i kalkulimeve të vjetra partiake.

Tetovarët nuk janë publik që duartroket me komandë. Ata kanë kaluar dekada të tëra përmes betejave politike, premtimeve elektorale dhe zhgënjimeve të njëpasnjëshme. Prandaj, çdo forcë politike që mendon se mund t’i përdorë si dekor për ambiciet e saj, gabon rëndë.

Rrena i ka këmbët e shkurta…Çfarë mund të duartrokiste tetovari fjalimin e ”super heroit” shitjen e VAKËFEVE që i nacionalizoi shteti nga 1946 e deri 1978 dhe nuk ua ktheu,ndërsa i shiti kryetari aktual Bilall Kasami ,LVV që e solli në pushtet neokomunizmin me gjysëm gjelat e ish komunistëve proserb..JO..JO…Falemnderit …mos u përzini në punët tona ,nga këto troje kanë dalë dy fituesit e ÇMIMIT NOBEL NËNA TEREZË dhe FERID MURATI ,e nga ju kush…

Nëse LVV-ja ka menduar se Tetova do të mbushej vetëm nga emri i saj, atëherë ka nënvlerësuar pjekurinë politike të qytetarëve. Tetovarët nuk refuzuan një miting; ata refuzuan idenë se mund të trajtohen si masë pa zë dhe pa gjykim kritik.

Ashtu siç dikur ndëshkuan BDI-në për gabimet dhe arrogancën e pushtetit, qytetarët janë të gatshëm të ndëshkojnë këdo që vjen me premtime boshe, me interesa të ngushta grupore ose me bindjen se Tetova mund të merret si e mirëqenë.

Tetova nuk është qytet pa kujtesë. Nuk është qytet pa dinjitet. Dhe mbi të gjitha, nuk është qytet që mund të nënçmohet duke u llogaritur se qytetarët e saj nuk e dallojnë interesin publik nga interesi partiak. Në heshtjen e sheshit bosh, shumëkush dëgjoi një mesazh të qartë: respekti fitohet me vepra, jo me mitingje…dhe mbyllën shkoçën një faqe të letrës së bardhë…

VLEN me dy pushtete atë qendror dhe lokal nuk arrijti të mbledh 100 veta qytetarë ,jo administratorët e shkretë se Bilall Kasami do i ndëshkonte me lëvizje nga vendi i punës në roje dhe …një risi që u pa tregoi se për tetovarët është e huaj ideja pse politikanbërësit nuk kishin marë bashkëshortet e tyre ?!…

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments