BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejd kërkon heqjen e “20%-shit” që i referohet gjuhës shqipe, Mickoski:...

Skender Rexhepi-Zejd kërkon heqjen e “20%-shit” që i referohet gjuhës shqipe, Mickoski: Të mos shihemi në prizmin e përqindjeve, votoje Ligjin për Përfaqësim të Drejtë

Çështja e “përqindjeve” kulmoi sot në debatin mes deputetit të Frontit Evropian Skender Rexhepi-Zejdi dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Rexhepi duke ia përmendur deklaratat mbështetëse si opozitar kryeministrit Mickoski, kërkoi që të votohen ndryshimet kushtetuese me çka do të hiqej termi i 20%-shit që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë.“Kryeministër, a jeni të gatshëm t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese, ju ta filloni, ashtu siç e keni premtuar 2020-2022, ju si kryeministër, ju t’i merrni meritat, që përfundimisht gjuha shqipe, gjuha ime të bëhet pjesë e Kushtetutës dhe të krijohet një harmoni ndëretnike e cila është më se e nevojshme për qytetarët. I keni numrat, i kemi numrat, mbi 100 deputetë”, theksoi Rexhepi.Mickoski nga ana tjetër tha se vazhdon të jetë kundër “përqindjeve”, për çka kërkoi nga Rexhepi që të mbështesë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, që pritet së shpejti të jetë para deputetëve në Kuvend.

“Po, mbështes që të mos na shohin përmes prizmit të përqindjeve. Le të të jap një përgjigje konkrete. Dhe pikërisht për këtë arsye, shumë shpejt do të keni mundësinë këtu në Parlament të votoni për Ligjin për Përfaqësimit të Drejtë, ku përqindjet nuk kanë rëndësi, por cilësia ka. Pres mbështetjen tuaj. Dhe njoh shumë shqiptarë, shumë, besomëni, shumë, ndoshta edhe më shumë se ju, që janë miqtë e mi familjarë, shokë, të afërm, që nuk duan të shohin veten në terma përqindjesh. Ata nuk duan të shohin veten. Unë nuk jam përqindje, thotë. Jam mjaft konkurrues që të mos shihem nëpër përqindje. Me këtë paraqitje, nëse mendoni se do të fitoni simpati, ju siguroj që ne kemi fituar disa mijëra vota të tjera pas kësaj paraqitjeje tuaj. Së pari, ishit të njëanshëm; humbët mundësinë për të qenë objektivë, dhe së dyti, këtu, po, po ju them, do ta përsëris edhe një herë atë që kam thënë në opozitë: Nuk dua t’i shoh njerëzit në përqindje, por në terma cilësie dhe përmes një optike objektive”, tha Mickoski.

Deputeti Rexhepi paraprakisht kritikoi praktikën e dërgimit të propozim ligjeve në Komisionin e Venecias, e posaçërisht të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, i cili tha se është dërguar në Komision para se të miratohej, dhe se i njëjti mund të pësojë ndryshime para se të kalojë në Kuvend. Kujtojmë se Ligji për Përfaqësim të Drejtë erdhi si nevojë pas shfuqizimit të “Balancuesit”, mekanizmit (softuer/sistem administrativ) që përdorej në punësimet në administratën publike për të siguruar përfaqësim të drejtë etnik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments