BallinaLajmeBDI-Tetovë me akuza ndaj Saubermacher dhe komunës së Tetovës: Në prag të...

BDI-Tetovë me akuza ndaj Saubermacher dhe komunës së Tetovës: Në prag të bajramit Tetova po ngulfatet në mbeturina!

26 Maj, 2026

Bashkimi Demokratik për Integrim dega në Tetovë, përmes një reagimi ka akuzuar kompaninë Saubermacher dhe komunën e Tetovës se në prag të festës së Kurban Bajramit, Tetova po ngulfatet në mbeturina. Sipas BDI-Tetovë, edhe për kundër ritjes së çmimit qytetarët sërish nuk marin shërbimet.Edhe në prag të festës së Bajramit, Tetova është e mbuluar nga plehrat.

Bilall Kasami menaxhimin e mbeturinave e shndërroi në biznes milionësh me dhënien në koncesion të Saubermacher-it.

Pak kohë më parë, shumica VMRO–VLEN në Këshillin Komunal votoi rritjen e çmimeve për qytetarët:

deri në 20% rritje për amvisëritë në qytet

deri në 100% rritje për banorët e malësisë

Dhe sot, pavarësisht faturave më të larta, Tetova vazhdon të ngulfatet në mbeturina.

Pastrohet vetëm pjesa qendrore, ndërsa në shumë lagje mbeturinat nuk mblidhen me javë të tëra dhe krijohen mini deponi.

Kur krimi dhe keqmenaxhimi bëhen praktikë, çmimin gjithmonë e paguajnë qytetarët.

#BilalliSHET mbeturinat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments