BallinaLajmeZiadin Sela kundër dërgimit të çdo ligji në “Venecia”: Kështu po zhvlerësohen...

Ziadin Sela kundër dërgimit të çdo ligji në “Venecia”: Kështu po zhvlerësohen të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, në Click Plus kundërshtoi praktikën që secili ligj që ka të bëj me shqiptarët të dërgohet në Komisionin e Venecias. Ai shprehu dyshimet edhe për anëtarët e këtij komisioni që vijnë nga Maqedonia e Veriut.“Komisioni i Venecias, sepse dua të paralajmëroj, shfrytëzohet nga estabilishmenti politik maqedonas për t’i bërë arbitrazh Marrëveshjes së Ohrit dhe jo rastësisht çdo e drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit çohet në Komision të Venecias.  Dhe palë në gjykim ke vetëm bllokun politik maqedonas, sepse kush janë anëtarët në Komision të Venecias!? Dikur Karakamisheva, sot Deskoska, apo!? Dhe nuk ke përfaqësuesin shqiptar. Për të cilin flitet fatkeqësisht në këto ligje që dërgohen, për ne flitet, për të drejtat tona, jo për të maqedonasve”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.   

Sela tha se ka respekt për anëtarët e Komisionit të Venecias që vijnë nga shtete tjera, por sipas tij ata nuk e dinë se çfarë diskriminimi iu është bërë shqiptarëve në të kaluarën. Ai iu bëri thirrje partive shqiptare për bashkim rreth kësaj çështje.“Mua më ngelet, t’iu them vëllezër  edhe BDI-së, VLEN-it, PDSH-së edhe Taravarit, nuk guxojmë ta lejojmë një gjë të tillë, sepse do të zhvlerësojmë çdo gjë që  pretendojmë që e kemi arrit dhe e kemi arrit gjysmake, do të na shndërrohet në çerek dhe do të zhduket, nuk guxojmë ta lejojmë këtë gjë. Jo rastësisht unë kam muaj që e përmend tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare, sepse kështu ngjanë e keqja”, u shpreh Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

Së fundmi është problematizuar provimi i jurisprudencës që i njëjti të mbahet edhe në shqip, për çka edhe studentët po protestojnë tashmë dy herë. Zgjidhja ligjore e kësaj çështje do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, ndërsa paraprakisht në këtë komision ishte dërguar edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments