Në korridorin e VIII po punohet intensivisht në 7 lote paralele ndërsa punimet paraqiten në 69 % të realizmit.Gjithashtu po vijon puna në zonën ku disa muaj më parë pati rrëshqitje të tokës. Ndërkohë ARRSH edhe rrëshqitjet e vogla që mund të ndodhin gjatë punimeve në rrugë.
Sinkron Ami Kozeli, Drejtor ARRSH u shpreh: “Ecuria është pozitive, ne vazhdojmë të jemi intensivisht prezent edhe me mjete, edhe me njerëz. Sic jeni në dijeni ka përfunduar loti i parë dhe vijon puna për 7 të tjerët. Në fundjavë pati një rënie shirash intensive, do të doja të përgënjeshtroja lajmet për bllokim, nuk pati bllokim, por ne jemi me punime në disa km dhe në raste shirash është normale që mund të ketë prezencë të interteve, por më rastin në fjalë ishte vetëm baltë. Pra nuk pati asnjë bllokim në asnjë moment.”Por zgjidhja përfundimtare e lëvizshmërisë në Koridorin VIII mund të arrihet vetëm me realizimin e Bypass-it të Elbasanit.
“Ne besojmë që zbatimi i këtyre dy kontratave të fillojë brenda kësaj vere. By pass i Elbasanit është një nga ngërçet më të mëdha që ka trafiku, veçanërisht i drejtuar jugut dhe ne shpresojmë që kjo do jetë zgjidhje përfundimtare problemit. Punimet parashikojnë zhvillimin e dy nyjave. Fillojnë në afërsi të fshatit Shijon për një gjatësi prej 3.7 km”, shtoi Kozeli.
Koridori i VIII mban një fluks të madh të lëvizjes së mjeteve. 18 mijë-20 mijë mjete e përshkojnë çdo ditë këtë aks rrugor ndërsa më shumë se 30-35 mijë mjete këtu lëvizin në ditët e fundjavës.
