Duke nisur nga viti 2027, në tregun e Bashkimi Evropian do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për telefonat celularë, që synojnë t’i bëjnë pajisjet më të qëndrueshme dhe më të lehta për t’u riparuar.Ndryshimi kryesor lidhet me baterinë.
Telefonat e rinj pritet të kenë bateri që zëvendësohen më lehtë, edhe nga vetë përdoruesit. Kjo pritet të ulë rastet kur qytetarët detyrohen të blejnë një telefon të ri vetëm sepse bateria është dobësuar.Rregullat e reja parashikojnë gjithashtu që bateritë të mbajnë performancën për një kohë më të gjatë, edhe pas shumë cikleve karikimi.
Po ashtu, vetë pajisjet duhet të projektohen në mënyrë që të hapen dhe riparohen më thjesht, pa pasur nevojë për mjete të veçanta apo ndërhyrje të shtrenjta.
Këto ndryshime pritet të ndikojnë jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë.Kompanitë e mëdha si Apple dhe prodhuesit e telefonave me sistem Android mund të përshtasin modelet e tyre për të njëjtat standarde në të gjithë tregun global.
Për përdoruesit, kjo do të thotë më pak shpenzime dhe pajisje që zgjasin më shumë. Nga ana tjetër, pritet edhe ulje e mbetjeve elektronike, duke nxitur një përdorim më të kujdesshëm të pajisjeve dhe riparimin në vend të zëvendësimit të shpejtë
