Një raport pozitiv nga Bashkimi Europian për Shqipërinë ka njoftuar këtë të diel Edi Rama. Kryeministri tha se ditët e fundit qeveria merr raportin e Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që lidhet me prokurimet publike.
“Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.”, tha Rama.
Ndërsa shpesh flitet për korrupsion, Rama tha se me shifra dhe fakte do të tregohet sa larg akuzave është niveli për të cilin.Do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit”, tha ai.
Në Podakastin e kësaj te diele, kryeministri foli dhe mbi ecurinë ekonomike në vend dhe mundësive për rritje pagash. Në qershor, rritje page paralajmëroi ai në sektorin e shëndetësisë.
Nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojeve, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën”, u shpreh ai.
Po përgatisim edhe një kolonë tjetër të skemës së pensioneve, vijoi Rama, e cila do i bashkëngjitet sistemit aktual, kolonës qendrore të pensioneve, duke krijuar një hapësirë të re dhe një mundësi të dytë mbështetjeje për të ardhmen.
