8.4 C
Tetovo
E martë, 24 Mars, 2026
BallinaLajmeKostadinovski a flet në emër te gjykatësve kushtetues të një etnikumi-shumicës...

Kostadinovski a flet në emër te gjykatësve kushtetues të një etnikumi-shumicës mbi votuese ?/ Kur Badenteri i del problem , goditet barazia – kush po e mbron status quo-në?

  • www.telegrami.mk
  • Kur “argumentet juridike” bëhen justifikim për përjashtim – a ka kuptim një Gjykatë Kushtetuese pa barazi?
  • Deklarata e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, se është “më mirë të mbyllet institucioni sesa të vendoset mekanizmi Badenter”, nuk është thjesht e papërshtatshme – është alarmuese.
  • Sepse çfarë po na thuhet realisht?
  • Që barazia etnike dhe përfaqësimi i drejtë janë pengesë për “drejtësinë”.
  • Që një mekanizëm i ndërtuar për të mbrojtur komunitetet, qenka i papranueshëm në momentin kur duhet të garantojë drejtësi reale.
  • Por realiteti është ndryshe.
  • Sot, Gjykata Kushtetuese funksionon me një raport votash 5 me 2, ku vendimmarrja perceptohet dhe shpesh reflekton një mbivotim etnik. Dhe pikërisht në këtë kontekst, refuzimi kategorik i Badenterit nuk duket si mbrojtje e parimeve juridike – por si mbrojtje e status quo-së.
  • Rasti i fundit është më shumë se ilustrues: çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në porositë SMS në projektin “Safe City”. Një çështje që prek drejtpërdrejt të drejtat themelore dhe barazinë gjuhësore. Dhe çfarë shohim? Vendimmarrje që lë hapësirë serioze për dyshime mbi paanshmërinë.
  • Nëse një qytetar nuk ndihet i barabartë para Kushtetutës, atëherë problemi nuk është te mekanizmi – por te vetë sistemi.
  • Badenteri nuk është “politikë” kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave. Ai është një mjet sigurie në shoqëri multietnike si Maqedonia e Veriut. Refuzimi i tij në mënyrë kaq kategorike ngre pyetje legjitime: a kemi një Gjykatë që garanton barazi, apo një institucion që e relativizon atë?
  • Sepse drejtësia nuk matet vetëm me “argumente kushtetuese”, por me besimin që qytetarët kanë tek ajo.
  • Dhe kur ky besim lëkundet, atëherë nuk është Badenteri ai që e rrezikon institucionin – por mungesa e balancës dhe ndjeshmërisë ndaj realitetit multietnik…www.telegrami.mk
  • ================================================
  • Mesut Shabani
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments