5.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Mars, 2026
BallinaLajmeBota“Po japim 5 ditë kohë”/ Trump: Irani ka edhe një shans për...

“Po japim 5 ditë kohë”/ Trump: Irani ka edhe një shans për paqe, s’do të jetë e nevojshme ta shkatërrojmë

Në një deklaratë të fundit, Trump u shpreh se SHBA kishte planifikuar goditje ndaj objekteve energjetike iraniane, por shtoi se shpreson që një veprim i tillë të mos jetë i nevojshëm. Ai theksoi se ekziston një mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Po u japim pesë ditë kohë dhe më pas do të shohim si do të zhvillohen gjërat,” tha Trump, duke lënë të kuptohet se kjo periudhë do të jetë vendimtare për ecurinë e negociatave.Sipas tij, një marrëveshje do të ishte po aq e favorshme sa edhe një përballje e ashpër ushtarake, por pa pasojat shkatërruese që ajo do të sillte. “Nëse mund ta shmangim këtë, do të ishte një gjë e mirë, jo e keqe,” shtoi ai.

Deklaratat u bënë gjatë një daljeje publike në Memphis, ku presidenti pritet të mbajë një fjalim mbi luftën kundër krimit. Para fjalës së tij, ai dha një përditësim të shkurtër mbi situatën me Iranin, duke thënë se SHBA po punon për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje më e gjerë.

Trump theksoi se negociatat me Iranin kanë zgjatur prej kohësh, por këtë herë, sipas tij, pala iraniane është më serioze. Ai gjithashtu pretendoi se Irani ka rënë dakord që të mos zhvillojë armë bërthamore.

Presidenti amerikan shtoi se një pjesë e konsiderueshme e lidershipit iranian është eliminuar që nga fillimi i konfliktit dhe përsëriti se Teherani ka “edhe një shans” për paqe, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi procesin e negociatave.

“Nëse e shfrytëzojnë këtë mundësi, bota do të jetë shumë më e sigurt,” përfundoi Trump.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments