6.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Mars, 2026
BallinaLajmeHristijan Mickoski në Tetovë me propagandë: 5 MILIONË € për rikonstruksion?! Ја...

Hristijan Mickoski në Tetovë me propagandë: 5 MILIONË € për rikonstruksion?! Ја мајката?! Si na shesin “suksesin” në West Macedonia VMRO-VLEN,dhe a e bleu dikush?!

www.telegramki.mk

analizë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Tetovë u përpoq ta paraqesë këtë projekt si arritje të madhe. Por problemi nuk është te fjalimi – problemi është te shifra.Fjalimet falënderuese dhe fotografia e bukur para kamerave nuk e fshehin dot thelbin e problemit. Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Tetovë u mburr me një “qendër moderne” të rikonstruktuar, për të cilën janë shpenzuar rreth 5 milionë euro. Por pyetja reale është: a justifikohet ky çmim për një objekt që nuk është ndërtuar nga themeli?5 milionë euro për rikonstruksion nuk është sukses për t’u lavdëruar, është alarm për t’u hetuar.

video deklarata e Hristijan Mickoskit

Me 5 milionë euro në North Macedonia, në kushte normale dhe me menaxhim të ndershëm, mund të ndërtohen disa shkolla të reja, jo vetëm të lyhen muret e një ekzistuese. Madje, ekspertë të fushës thonë se me këtë shumë mund të realizohen projekte shumë më të gjera infrastrukturore arsimore, jo vetëm një objekt i vetëm.

për krahasim ju sjellim si duket vetëm një shkollë fillore Kiro GligorovSHKUP nga themeli me standarde europiane në vitin 2019 që u ndërtua për 5.5 milionë euro

Video pamje

https://24.mk/details/ou-kiro-gligorov-izgradeno-po-svetski-standardi-za-suma-od-5-5-milioni-evra

Kur flitet për “bashkëpunim me Bashkimin Evropian”, qytetarët presin standarde evropiane edhe në transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet, jo vetëm në pllaka të reja dhe fasada që duken bukur në kamera. Sepse investimi publik nuk matet me pamjen, por me vlerën reale që krijon.

Në vend që të kemi një garë se kush pret më shumë shirita inaugurimi, qytetarët kanë nevojë për përgjigje konkrete: pse një rikonstruksion kushton sa disa shkolla të reja? Ku kanë përfunduar këto para? Dhe kush mban përgjegjësi për këtë disproporcion?

Sepse në fund të ditës, kjo nuk është çështje marketingu politik — është çështje e menaxhimit të parasë publike.

A është kjo një arritje apo një abuzim me paratë publike?

  • Sa kushton realisht ndërtimi i një shkolle të re?
  • Pse një rikonstruksion arrin shifra milionëshe?
  • A po përdoret Bashkimi Evropian si mbulesë politike?

Ky nuk është sukses – është një pyetje e madhe për llogaridhënie.Sepse në North Macedonia, me 5 milionë euro:

  • mund të ndërtohen disa objekte të reja arsimore,
  • mund të modernizohen disa shkolla njëkohësisht,
  • mund të krijohet impakt real në sistem, jo vetëm një projekt i izoluar.

Këtu kemi një disproporcion të qartë mes kostos dhe rezultatit.

Dhe kur përmendet Bashkimi Evropian, kjo nuk duhet të jetë dekor politik. Përkundrazi, duhet të nënkuptojë standarde të forta:

  • transparencë në tenderë,
  • specifikim të qartë të shpenzimeve,
  • dhe mbi të gjitha, llogaridhënie.

Pyetja ime është shumë e thjeshtë dhe konkrete:
Nëse ky është vetëm rikonstruksion, pse kushton sa ndërtimi i disa shkollave të reja?

Sepse qytetarët nuk jetojnë nga fjalimet, por nga mënyra si menaxhohen paratë e tyre…www.telegrami.mk

=========================================

P.S.Një gjuetar u lavdrohej kolegëve se kishte vrarë një dhelpër me një bisht gjatësie 10 metër,nga kolegët askush nuk reagoi.Gjuetari i zënë ngusht tha jo bash 10 por 7 metër e kishte bishtin,vazhdoi heshtje ,herën e tretë tha ndoshta 7 metër jo ama bishtin e kishte…morali …jo 5 milionë euro jemi të vetëdijshëm ama pa hiç milion euro nuk ka qenë… jo.larg qoftë …thuaje të vërtetën pa le të jetë në dëmin tënd ?!

=============================================================

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments