6.4 C
Tetovo
E enjte, 19 Mars, 2026
BallinaLajmePunësimet në Spitalin e Tetovës: Vijojnë ankesat, konkursi ende nuk është mbyllur

Punësimet në Spitalin e Tetovës: Vijojnë ankesat, konkursi ende nuk është mbyllur

Konkursi për punësimin e 155 personave në Spitalin Klinik të Tetovës vijon të jetë i hapur pasi ka pasur ankesa në shkallën e dytë, raporton Portalb.mk.

Sipas drejtorit të spitalit, Erzen Elezit, një pjesë janë pranuar në punë, ndërsa pjesa tjetër pret vendimet përfundimtare.

“Për konkursin 155 të punësuar në spitalin klinik të Tetovës në vendimin i kemi dhënë dhe presin dhe përfundimin e procedurave ligjore që të jepen edhe vendimet. Ashtu siç në dhjetor kemi dhënë 28 vendime pune për specializantët për në spitalin klinik të Tetovës të cilët tash më japin kontributin e tyre në këtë spital , ditën e hënë kemi dhënë edhe për dhjetë të punësuar në spitalin klinik të Tetovës në të cilën ka pasur ankesa por ankesat kanë qenë të pa baza”, tha Elezi.

Edhe pse ka ankesa, Elezi tha se konkursi nuk do të përsëritet.

“Jo nuk kemi konkurs të ri. E kemi konkursin e njëjtë dhe vazhdon konkursi njëjtë. Kështu që realizimi besoj se për një muaj maksimum do të jetë i kryer”, tha ai.

Lidhur me këtë konkurs, ditë më parë reagoi Aleanca për Shqiptarët, e cila akuzoi për korrupsion.

“Informacionet për ankesa të shumta lidhur me nepotizëm, ryshfet dhe korrupsion në procesin e punësimit janë alarm serioz dhe dëshmi e një sistemi të degraduar, ku punësimi i ndershëm dhe dinjiteti i profesionistëve po nëpërkëmben”, deklaruan nga ASh-ja.

Kujtojmë se edhe konkursi paraprak në Spitalin e Tetovës u përcoll më shumë bujë, protesta dhe ankesa. Fillimisht konkursi u zvarrit për disa muaj, ndërsa më pas nuk u pranuan të gjithë të punësuarit me kontrata në vepër ashtu siç u premtua.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments