5.4 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Mars, 2026
BallinaLajmeFronti Europian dorëzon Rezolutë në Kuvend për përdorimin e gjuhës shqipe në...

Fronti Europian dorëzon Rezolutë në Kuvend për përdorimin e gjuhës shqipe në jurisprudencë

Grupi parlamentar i Frontit Europian njoftoi se e kanë dorëzuan në Kuvend rezolutën që synon zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, një iniciativë e nisur nga studentët e drejtësisë, transmeton TV21.

Rezoluta vë në pah se studentët shqiptarë, edhe pse ndjekin dhe përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara, nuk mund të kryejnë provimin në gjuhën e tyre amtare, çka përbën shkelje të ligjit dhe cenim të parimit kushtetues të barazisë.

Deputetët shqiptarë kërkojnë nga institucionet, veçanërisht Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për Provimin e Jurisprudencës, të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbatimin e ligjit dhe organizimin e provimit edhe në gjuhën shqipe, duke garantuar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave gjuhësore për të gjithë studentët./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments