Arben Fetai dhe Fatmir Limani do të vazhdojnë të jenë pjesë e eshalonit ekzekutiv të VLEN-it edhe pse në strukturat amë partiake e kanë humbur potencën politike, ndërsa funksionet i ushtrojnë me pëlqimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, por pa koordinim me VLEN-in. Kjo situatë ka vënë në siklet koalicionin që paralajmëron të shndërrohet në parti, meqë duket se pa lejen dhe miratimin e mandatarit Mickoski, VLEN nuk ka fuqi të zëvendësojë kuadrot e saj, shkruan Alsat.
“Tash jemi në proces të krijimit të VLEN dhe nuk diskutohen tema në lidhje me rikosntruimin e qeverisë apo shkarkimeve. Në momentin që hapet tema e rikonstruimit të qeverisë do ta diskutojmë brenda VLEN dhe me partnerët qeveritar”, thonë nga VLEN
Për çështjen nëse ka ose s’ka fuqi, VLEN-i të vendos për emrat e vet në qeveri, muajin e kaluar u përplas kryeministri Mickoski me Bilall Kasamin, i cili kërkonte shkarkimin e ministrit Fatmir Limani nga detyra e ministrit.
