7.6 C
Tetovo
E martë, 17 Mars, 2026
BallinaLajmeBotaTrumpi zotohet se do ta marrë Kubën: Besoj se do ta kem...

Trumpi zotohet se do ta marrë Kubën: Besoj se do ta kem nderin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar se do “ta marrë” Kubën, ndërsa ishulli u zhyt në errësirë të hënën pas një ndërprerjeje totale të energjisë elektrike. Ndërprerja erdhi si pasojë e një embargoje të rëndë të naftës të vendosur nga SHBA-ja. 

Pas gati shtatë dekadash sfidim, autoritetet komuniste në Havana janë nën presion të madh nga administrata e Donald Trumpit. “E dini, gjithë jetën time kam dëgjuar për Shtetet e Bashkuara dhe Kubën. Kur do ta bëjnë Shtetet e Bashkuara këtë?” – tha Trump, transmeton “Reuters”.  

“Besoj se do ta kem… nderin ta marr Kubën,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Qoftë ta çliroj, ta marr – mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të, për të thënë të vërtetën. Ata janë një komb shumë i dobësuar tani”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments