Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar të martën propozimin që gjyqtari i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, Nenad Saveski, të jetë Prokurori i ri Publik Shtetëror. Vendimi, i cili u mor pas një seance qeveritare, pritet t’i dërghet Kuvendit për votim final, ku kërkohet shumicë e thjeshtë për emërimin e tij në krye të organit të akuzës.Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, deklaroi se përzgjedhja e Saveskit erdhi pas një diskutimi “temeljit dhe konstruktiv”, duke vënë në dukje profilin e tij të lartë profesional si gjyqtar në departamentin për krimin e organizuar, ish-prokuror, ekspert i OSCE-së dhe ligjërues në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë. Ekzekutivi theksoi se përmes këtij emërimi synohet rritja e integritetit dhe besimit të ulët publik te Prokuroria, duke u bazuar në përvojën e tij në gjykimin e lëndëve komplekse dhe kontributin në hartimin e ligjeve reformuese.
Saveski fitoi garën ndaj tre kandidateve të tjera: ushtrueses së detyrës së prokurorit shtetëror, Anita Topolova-Isajlovska, Lidija Raiçeviq dhe Lençe Ristoska. Raportohet se kandidatura e prokurores Ristoska u skualifikua pa diskutim nga kryeministri Hristijan Mickoski, duke lënë Saveskin si figurën qendrore për të udhëhequr reformat në sistemin e ndjekjes penale në vend.
