8.7 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajmeMucunski: Edhe pse kërkuan evakuim, 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën...

Mucunski: Edhe pse kërkuan evakuim, 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën në Aeroportin e Dubait.EVAKUIMI PA PAGESË I QYTETARËVE TË RMV-së NGA ZONAT E KRIZËS

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon intensivisht për të evakuuar qytetarët e Maqedonisë nga zonat e krizës në Lindjen e Mesme, përcjell TV21. Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski tha se mbrëmë 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën në Aeroport, edhe pse kishin kërkuar evakuim.

“Qëllimi ynë është që të gjithë aeroplanët tanë të mbushen maksimalisht në kapacitetin e tyre. Dje në Aeroportin e Dubait, 14 persona, që kanë kërkuar deri në momentin e fundit evakuim, vendosën që mos të shfaqen. Për fat të mirë kishim të përgatitur plan për situatë të tillë, kishim listë pritjesh, dhe Ambasada jonë Abu Dhabi menjëherë kontaktoi me grup qytetarësh që ishin të gatshëm të vijnë. Por kjo është qasje e papërgjegjshme, para se gjithash sepse bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve”, theksoi Mucunski.

Përveç Emirateve të Bashkuara Arabe, një numër i madh i shtetasve të Maqedonisë po presin evakuim edhe nga vendet e tjera të rajonit. Sipas të dhënave të MPJ-së:

Doha – 162 persona (89 kërkojnë të largohen)

Kuvajt – 36 persona

Bahrein – 15 persona

Arabia Saudite – 5 persona

Plani i Ministrisë për këta qytetarë është të organizojë transport lokal deri në Riyadh, që do të shërbejë si pikë qendrore për grumbullim. Nga aty, gjatë javës do të organizohet një fluturim direkt për Shkup.

“Dinamika është e qartë, deri në fund të javës të evakuohen të gjithë qytetarët që kanë kërkuar ndihmë”, përfundoi ministri Mucunski.Të gjithë personat që kanë shprehur gatishmëri për t’u evakuuar nga Izraeli tashmë janë evakuuar, ndërsa ka mbetur edhe një person, evakuimi i të cilit do të realizohet sapo të krijohen kushte të sigurta. Nga Emiratet e Bashkuara Arabe dje janë evakuuar 151 udhëtarë, mes të cilëve kishte edhe shtetas të huaj nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Kosova, Serbia dhe Holanda.

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, informoi se aktualisht në Emirate ndodhen edhe rreth 430 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kësaj jave nga Dubai janë planifikuar edhe dy fluturime të tjera. Ai gjithashtu theksoi se dje në aeroportin e Dubait nuk janë paraqitur 14 persona të cilët më parë ishin paraqitur për evakuim.

Në Doha ndodhen 162 persona, prej të cilëve 89 kanë shprehur gatishmëri për t’u evakuuar.

Në Kuvajt janë 36 persona, në Bahrein 15, ndërsa në Arabinë Saudite 5 persona. Për ta është organizuar transporti deri në Riad, pas së cilës gjatë kësaj jave do të realizohet fluturimi drejt Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj jave janë planifikuar edhe dy fluturime për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Emiratet e Bashkuara Arabe, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. Me fluturimin e mbrëmshëm nga Dubai janë evakuuar 151 persona, mes të cilëve kishte edhe shtetas të huaj.

Deri më tani, nga Izraeli, përkatësisht nga Tel Avivi, janë evakuuar me sukses 12 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Prej tyre, gjashtë janë transportuar me avion qeveritar përmes Sharm el-Sheikut, ndërsa për të tjerët është siguruar asistencë me fluturime komerciale. Në Gaza aktualisht ndodhet edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, për evakuimin e të cilit po punohet aktivisht dhe ai do të realizohet sapo të krijohen kushte të sigurta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments