5.4 C
Tetovo
E hënë, 2 Mars, 2026
BallinaLajmeBotaÇfarë përmban Plani 10 pikësh i Maryam Rajavi që shpalli Qeverinë e...

Çfarë përmban Plani 10 pikësh i Maryam Rajavi që shpalli Qeverinë e përkohshme të Iranit?

Pas vrasjes së Ali Khameneit, udhëheqësit suprem të regjimit iranian, më 28 shkurt 2026, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) shpalli formimin e një qeverie të përkohshme për të transferuar sovranitetin te populli i Iranit dhe për të themeluar një Republikë Demokratike.

Kjo ngjarje shënon fundin e 47-vjeçar të regjimit shtypës të Teheranit dhe një pikë kthese historike në politikën iraniane.

Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e NCRI-së, në mesazhin e saj i bëri thirrje popullit, sidomos të rinjve, të mbrojnë civilët, fëmijët dhe të moshuarit, duke ruajtur bashkimin kombëtar dhe solidaritetin në këtë moment kritik. Ajo theksoi: “Tani është koha e solidaritetit.”

Qeveria e përkohshme bazohet plotësisht në Planin me Dhjetë Pika të zonjës Rajavi, i cili promovon lirinë e shprehjes, të partive, të tubimeve, të shtypit dhe internetit, shpërbërjen e plotë të IRGC-së, Forcës Quds, Basij-it, Ministrisë së Inteligjencës dhe të gjitha institucioneve represive, angazhimin ndaj Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, heqjen e dënimit me vdekje dhe torturës, ndarjen e fesë nga shteti, lirinë e besimeve, drejtësinë për viktimat e masakrave politike dhe çmontimin e censurës.

Kjo qeveri do të jetë vetëm tranzicionale, pasi detyra e saj kryesore është organizimi i zgjedhjeve të lira për Asamblenë Kushtetuese dhe hartimi i një kushtetute të re.

Rajavi paralajmëroi vigjilencë kundër “mbetjeve” të diktaturës fetare dhe fashizmit monarkik, duke kërkuar unitet të forcave demokratike revolucionare.

Reagimet e ndërkombëve

Shpallja e kësaj qeverie të përkohshme ka pasur jehonë të gjerë ndërkombëtare. Shumë figura të shquara politike dhe media kryesore globale kanë reaguar ndaj kësaj zhvillimi.

Mike Pompeo, ish-Sekretar i Shtetit i SHBA-së, deklaroi në një mesazh: “Opozita demokratike e Iranit është gati të bëjë hapin përpara dhe të marrë udhëheqjen.”

Charles Michel, ish-President i Këshillit Evropian, gjithashtu lëshoi një deklaraë duke theksuar: “Ka ardhur koha të qëndrojmë në anën e duhur të historisë dhe të jemi plotësisht bashkë me popullin e Iranit.” Ai theksoi se vetëm populli i Iranit ka legjitimitetin për të përcaktuar të ardhmen e vet dhe duhet të ecë drejt një republike të lirë dhe demokratike.

Në Kanada, ish-Kryeministri Stephen Harper e përshkroi përfundimin e diktaturës shtypëse të Teheranit si një hap të madh drejt stabilitetit rajonal dhe shprehu shpresën se populli iranian, pas dy gjeneratash pritjeje, do të hyjë në një kapitull të ri të historisë së vet, një kapitull i bazuar në liri, drejtësi dhe paqe.

Duke vazhduar valën e mbështetjes ndërkombëtare, Newt Gingrich, ish-Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, mirëpriti shpalljen e qeverisë së përkohshme nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit.

Ai deklaroi në një mesazh se Këshilli njoftoi formimin e një “qeverie të përkohshme për transferimin e sovranitetit te populli i Iranit dhe vendosjen e një republike demokratike” të shtunën, njëkohësisht me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj regjimit iranian.

Qëndrimi i Gingrich, si një nga figurat me ndikim në lëvizjen konservatore amerikane, tregon se segmente të elitës politike të SHBA-së janë të gatshme të mbështesin një alternativë të organizuar ndaj regjimit iranian.

REAGIMET

Ingrid Betancourt, politikania dhe aktivistja e njohur kolombiane, duke iu referuar rolit të Maryam Rajavit në udhëheqjen e rezistencës iraniane, theksoi se Irani duhet të ecë drejt demokracisë dhe se thirrja e Rajavit përfaqëson hapin e parë drejt bashkimit kombëtar.

Ky zhvillim është pasqyruar gjerësisht edhe në media. Gazetë amerikane The Washington Times raportoi se Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit njoftoi formimin e qeverisë së përkohshme njëkohësisht me sulmet e gjera të SHBA-së dhe Izraelit ndaj regjimit iranian. Mbulimi i kësaj lajmi në mediat ndërkombëtare tregon se çështja e Iranit ka hyrë në një fazë të re të vëmendjes globale.

Edita Tahiri, ish-Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Jashtme, si dhe një udhëheqëse e pavarësisë së Kosovës, shkroi në Twitter: “Mbështes plotësisht transferimin e Sovranitetit te Populli i Iranit dhe Themelimin e një Republike Demokratike të udhëhequr nga @Maryam_Rajavi, një udhëheqëse e jashtëzakonshme e Qeverisë së Përkohshme nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – sulmi i @DonaldTrump ndaj Iranit sot do të sjellë lirinë për Iranin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments