Komuna e Gjorce Petrovit ka miratuar vendim për dhënien e 10,000 denarë për shoferët e rinjtë.
“Po realizojmë një premtim tjetër parazgjedhor, Këshilli i Komunës së Gjorce Petrovit ka miratuar një vendim me të cilin investojmë drejtpërdrejt tek të rinjtë”, njoftoi kryetari i komunës Aleksandar Stojkoski.
Me këtë vendim, komuna siguron një subvencion prej 10,000 denarësh për një pjesë të kostove të dhënies së provimit të drejtimit – kategoria B, për të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.
Kjo nuk është vetëm mbështetje financiare. Ky është një investim në pavarësinë, lëvizshmërinë dhe një të ardhme të sigurt të tyre. Ne po përmbushim një premtim, duke ofruar ndihmë konkrete, duke krijuar mundësi. Në një kohë kur çdo shpenzim është i rëndësishëm, komuna qëndron krah për krah me të rinjtë”, theksoi kryetari i bashkisë.
