8 C
Tetovo
E hënë, 2 Mars, 2026
BallinaLajmeArben Fetai mbetet pa asnjë deputet! Mimoza Musa dhe Ilir Demiri do...

Arben Fetai mbetet pa asnjë deputet! Mimoza Musa dhe Ilir Demiri do të jenë zëri i ASH-së në VLEN

Arben Fetai mbetet pa asnjë deputet. Mimoza Musa dhe Ilir Demiri janë bashkuar me Azir Aliun dhe kanë vendosur që brenda VLEN-it ata të jenë zëri i ASH-së. Grupi i Azir Aliut edhe mbrëmë u mblodh në Tetovë, ndërsa nuk ishte ftuar Arben Fetai.ASH vendosi që zëri politik në VLEN nga kjo parti të jetë i përfaqësuar nga deputetët tanë, Mimozën dhe Ilirin, ndërsa në koordinim me kadrovikun në VLEN, përfaqësues i ASH-së të jetë Latif Arifi. Ky ndryshim ka ndodhur për shkak ndryshimeve që po ndodhin në vazhdën e bashkimit të VLEN-it si një institucion”, theksoi Azir Aliu, VLEN.Paraprakisht në grupin e Fetait u miratua “Aleancën e Re”  i cilësuar si hap strategjik për një strukturim më të fuqishëm dhe të unifikuar politik. Megjithatë atë Aliu thotë se pesha e partive matet me numrin e deputetëve.Pesha e partive politike matet me numrin e deputetëve…, 01.44… e dini që tani më deputeti Iliri është me neve ne punojmë që së shpejti edhe një ose dy deputetë të jenë në strukturën e ASH-së si pjesë e VLEN”, tha Azir Aliu, VLEN.

I pyetur nga TV21, Fetai tha se nuk ka grupe në Aleancë, pasi siç tha Kuvendi unanimisht vendosi për shkrirje te strukturave.Nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe nuk ka grupe në Aleancë. Si Aleancë e Re, me unanimitet kemi marrë vendimin për shkrirje te strukturave dhe jam autorizuar për të udhëhequr negociatat në nivel lidershipi për krijimin e VLEN-it si një subjekt i vetëm politik”, tha Arben Fetai.

Ndonëse edhe Azir Aliu edhe Arben Fetai flasin për shkrirje në VLEN, megjithatë ata nuk po pajtohen. Ndryshe Aleanca për shqiptarët duket se tashmë është e ndarë në 4 pjesë, ajo e Selës e Taravarit, e Fetait dhe Aliut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments