Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nesër (3 mars)do të zhvillojë vizitë zyrtare në vend,Rutte do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi. Rutte do të marrë pjesë edhe në një stërvitje demonstruese të Armatës.
Kjo është vizita e parë e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës.
