Irani ka lëshuar dy raketa në drejtim të Qipros, ku ndodhen baza ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, duke rritur tensionet në Lindjen e Mesme. Lajmin e konfirmoi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey.
Qiproja strehon dy baza sovrane ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, Akrotiri dhe Dhekelia, me rol strategjik në operacionet perëndimore në rajon. Healey theksoi se sipas vlerësimeve fillestare, këto baza nuk ishin në shënjestër të sulmit.“Jemi mjaft të sigurt se ata nuk ishin në shënjestër të bazave tona”, deklaroi ai, duke shtuar se incidenti “tregon se sa i pakontrollueshëm” është reagimi hakmarrës i Iranit.
Disa baza amerikane në Lindjen e Mesme janë sulmuar me raketa dhe dronë, ndërsa Uashingtoni ka rritur nivelin e gatishmërisë ushtarake.
