2.1 C
Tetovo
E diel, 1 Mars, 2026
BallinaLajmeBota“Largohuni nga kryeqyteti”/ Qeveria iraniane u dërgon mesazh banorëve të Teheranit, radhë...

“Largohuni nga kryeqyteti”/ Qeveria iraniane u dërgon mesazh banorëve të Teheranit, radhë kilometrike automjetesh

Autoritetet iraniane u kanë dërguar një mesazh në telefonat celularë banorëve të Teheranit, duke i këshilluar të largohen nga kryeqyteti, i cili është vënë në shënjestër të një sulmi të ri të përbashkët ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Sipas videove dhe dëshmive të shpërndara në rrjet, në kryeqytet janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugët kryesore, ndërsa shumë banorë po përpiqen të largohen nga frika e sulmeve të tjera të mundshme.

Pamjet tregojnë bllokime të konsiderueshme trafiku në disa zona të qytetit. Mediat vendase raportojnë se automjete dhe forca të Republikës Islamike janë dërguar drejt Burgut Evin, një burg i njohur për mbajtjen e kundërshtarëve politikë.Pamje të tjera tregojnë kolona tymi dhe zhurma shpërthimesh në Teheran dhe në Shushtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments