Sulmet e sotme në Teheran, të cilave u atribuohen Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, mund të kenë shkaktuar vdekjen e dhëndrit dhe nusjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Lajmin e bëjnë të ditur disa media arabe, duke cituar anëtarin e Këshillit Bashkiak të Teheranit, Mitham Mazfar, i cili i ka përshkruar viktimat si “martirë”. Ende nuk ka konfirmim apo mohime zyrtare nga autoritetet iraniane.
Sipas transmetuesit izraelit Channel 12, ekziston mundësia që Khamenei të jetë plagosur, madje edhe vdekja e tij nuk përjashtohet, duke u bazuar në burime të paidentifikuara izraelite. Kanali raportoi gjithashtu se sulmet kanë shkaktuar “dëme të konsiderueshme” në strukturën e udhëheqjes dhe në komandantët ushtarakë të Iranit, por nënvizoi se informacioni nuk është verifikuar zyrtarisht.
