7.1 C
Tetovo
E premte, 27 Shkurt, 2026
BallinaLajmeFlorin Idrizi emërohet Këshilltar i Bordit Drejtues në NLB Banka

Florin Idrizi emërohet Këshilltar i Bordit Drejtues në NLB Banka

Pas 12 viteve të suksesshme në sektorin bankar, Florin Idrizi nis një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale. Ai është emëruar Këshilltar i Bordit Drejtues në NLB Banka, duke sjellë me vete përvojën dhe ekspertizën e fituar ndër vite.

Gjatë angazhimit të tij në Sparkasse Banka, Idrizi ka kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e proceseve bankare, duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientë dhe partnerë.

Në rolin e ri, ai do të fokusohet në mbështetjen strategjike të Bordit Drejtues, me synim forcimin e pozicionit të bankës në treg dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët dhe bizneset.

Florin Idrizi shpreh përkushtimin e tij për të vazhduar të jetë në shërbim të klientëve me profesionalizëm, integritet dhe vizion të qartë për zhvillim të qëndrueshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments