Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna në lidhje me numrin e kontratave me afat të caktuar të ofruara nga vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në të gjithë Evropën. Për këtë hulumtim, u morën në konsideratë të gjithë qytetarët e moshës 20 deri në 64 vjeç, dhe u përfshi edhe i gjithë punësimi i përkohshëm i personave me kontrata me afat të caktuar ose marrëveshje të tjera me një kohëzgjatje të kufizuar të kontratës.Statistikat treguan se në vitin 2024, 13.3 përqind e kontratave me afat të caktuar u regjistruan në Spanjë, 13.5 përqind në Portugali, ndërsa Holanda ishte lidere me 18.9 përqind të kontratave me afat të caktuar, përcjell “Lokalno”.Statistikat përfshijnë edhe vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Në Ballkan, në kontekstin e kontratave me afat të caktuar, Maqedonia e Veriut është lidere me 15.6 përqind të kontratave të tilla.
Pas saj vjen Serbia me 15.2 përqind, dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë 9.6 përqind e kontratave të tilla të regjistruara.Nga ana tjetër, vendet evropiane me numrin më të ulët të kontratave të tilla janë Letonia me 1.8 përqind, Rumania me 1.5 përqind dhe Lituania në vendin e parë me 1.4 përqind kontrata të përkohshme.
