8.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Shkurt, 2026
BallinaLajmeArtan Grubi dërgohet në paraburgim në “Shutkë”

Artan Grubi dërgohet në paraburgim në “Shutkë”

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili u ndalua mëngjesin e sotëm në pikën kufitare “Bllacë” pas kthimit në vend, është dërguar në repartin e paraburgimit në Burgun Hetues “Shkup”, i njohur si “Shutkë”, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell INA.

Për Grubin më herët ishte caktuar masë paraburgimi 30-ditor në mungesë, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e ndjekjes penale. Pas ndalimit, ai është transferuar në Burgun Hetues “Shkup”.

Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup njoftojnë se gjatë ditës do të ketë informacione shtesë lidhur me rrjedhën e mëtejshme të procedurës dhe paraqitjen e tij para prokurorit publik.

Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, dyshohet në një rast që ka të bëjë me keqpërdorime të pretenduara gjatë furnizimit me aparate VLT. Hetimin po e zhvillojnë organet kompetente të prokurorisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments