-0.2 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
BallinaLajmeTETOVË: OBJEKTET PA LEJE NUK DO KOMPENSOHEN PËR DËMET NGA VËRSHIMET

TETOVË: OBJEKTET PA LEJE NUK DO KOMPENSOHEN PËR DËMET NGA VËRSHIMET

Objektet e ndërtuara pa leje dhe në tokë shtetërore, apo muret e vendosura pa leje paraprake, e që kanë pësuar dëme gjatë vërshimeve të para tre ditëve apo rrëshqitjes së dheut, nuk do të jenë pjesë e planit për kompensim të dëmit nga ana e komunës. Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari  i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili porositi banorët që të mos ndërtojnë në tokë shtetërore dhe pa leje apo matje adekuate , sepse kështu vetëm se do vënë veten dhe familjet e tyre në rrezik.

BILALL KASAMI. KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

“Shtabi i Krizës dhe ekip nga komuna janë në terren, dhe sipas vlerësimit tonë, pika më kritike paraqitet rruga e banjës në qytet, dhe të tjerat janë në parcela dhe objekte shtëpi private, por fatkeqësisht një pjesë e tyre janë të ndërtuara pa leje dhe vështirë e ka edhe komuna edhe Qeveria për të intervenuar. Qytetarët duhet të vetëdijesohen se ndoshta iu duket më e leverdishme të ndërtojnë në pronë shtetërore nëpër kodrinat e qytetit, por këtu komuna dhe shteti e kanë të pamundur të intervenojnë me investime, sepse për të investuar ne duhet pasur plan dhe projekt, siç kërkon Ligji dhe kushtet e ndërtimit. Bëj thithje gjithë qytetarëve që të kenë kujdes jetën e tyre dhe të familjeve të tyre kur vendosin të ndërtojnë një shtëpi diku pa leje dhe pa kushte që kërkon Ligji”.

Marrë parasysh se rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në rrugën e Banjës, Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës, ka formuar ekip të veçantë për rrugën për tek Banja e Tetovës.

SAMET BISLIMI – DREJTOR I NPK “TETOVA”

 “Shkaku se rruga e Banjës paraqet rrezik për qytetarët, më të filluar të reshurat e shiut, ne kemi formuar një ekip apostafat për këtë rrugë që kujdeset çdo ditë që të pastroj rrugën që e njëjta të jetë e kalueshme”.

Me ngrohjen e motit, komuna ka paraparë që në rrugën e Banjës, të intervenoj në heqjen e dheut dhe gurëve të mëdhenj, në disa pika ku rrëshqitjet janë të përditshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments