5 C
Tetovo
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Taravari, ministër i kanabisit

Izet Mexhiti: Taravari, ministër i kanabisit

Në një intervistë për “Lajm tv” dhe gazetën “Lajm” në kuadër të emisionit “Dialog te Lajm’i”, kreu i komunës së Çairit dhe njëherësh lideri i Lëvizjes Demokratike (LD), zoti Izet Mexhiti, kreun e ASh-së (ASh e Taravarit) zotin Arben Taravari, e ka quajtur “ministër të kanabisit”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit respektivisht një akuze të cilën një javë më parë, zoti Taravari ia bëri Mexhitit lidhur me skandalin “Gjoka”.

“…këto ditë kemi një temë të kanabisit, prandaj është mirë ta dijë opinionin se ky (duke aluduar për zotin Taravari v.j.) për katër-pesë muaj, shtatë muaj…, i ka nënshkruar 7 licenca të kanabisit, në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë… zoti Taravari. Pra, ky nuk ka qenë ministër i Shëndetësisë, ky është ministër i kanabisit, ministër marihuana…
Me atë veprim, ky nëntokën e rajonit na e ka sjellë në Maqedoni, dhe ne sot po i shohim politikat që ai i ka bërë atëherë”, ka thënë ndër të tjera Izet Mexhiti, për emisionin “Dialog te Lajm’i”, që realizohet tek “Lajm TV” dhe gazeta “Lajm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments