5 C
Tetovo
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
BallinaLajmeE quajti ministër të kanabisit, Taravari me padi për shpifje kundër Izet...

E quajti ministër të kanabisit, Taravari me padi për shpifje kundër Izet Mexhitit.Do ta tërheq vetëm nëse kërkon falje

Kryetari i ASH, Arben Taravari ka paralajmëruar padi kundër kryetarit të LD-së dhe Çairit, Izet Mexhitit.

“Dëshiroj të ndaj me të gjithë ju se nuk zgjedh më rrugë të tjera përveçse se asaj ligjore për të reaguar ndaj shpifjeve të rënda që po adresojnë sërish në emrin tim.
Kështu z.Izet Mexhiti ka thënë se në kohën time paskam dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit dhe më quajti ministër Kanabisi. Unë do të ngre padi për shpifje dhe e tërheq vetëm nëse kërkon falje…falje publike.”, ka shkruar Taravari, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale pasi që Mexhiti në një intervistë për Lajm e akuzoi si ministër kanabisi për dhënien e lejeve për kultivimin e kanabisit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments