Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Njësi e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.J., nëpunës policor në Stacionin Policore në Gjorçe Petrov për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Zbulim i sekretit zyrtar” sipas nenit 360 të Kodit Penal.
Më 20.12.2025, nga drejtuesi i një objekti hotelierik në Shkup, janë denoncuar veprat penale “dëmtim i sendeve të huaja” dhe “zhvatje”. Duke vepruar sipas denoncimit për “dëmtim të sendeve të huaja”, drejtuesi i dërgoi nëpunësit policor një video-regjistrim nga kamerat e sigurisë lidhur me veprën e denoncuar penale.
I denoncuari ia ka dërguar video-regjistrimin përmes rrjetit social “Instagram’”, përkatësisht ia ka vënë në dispozicion një personi i cili po vuan dënimin me burg në burgun e Prilepit, i cili njëherësh nga drejtuesi u denoncua për veprën penale “zhvatje”.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj A.J. do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për marrjen e armës zyrtare dhe municionit, dërgim në kontroll të detyrueshëm psikologjik dhe psikiatrik dhe largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – suspendim. (koha.mk)
