Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në “Clik Plus” në TV21 kritikoi hapjen e universiteteve në Maqedoninë e Veriut, që sipas saj, janë shumë. Ajo tha se statistikat tregojnë se për një milion banorë, mjafton një universitet i fuqishëm.
“Shihet se për 1.8 milionë banorë, kemi hapur shumë universitete. Disa statistika thonë se mjafton një universitet për 1 milion banorë, por duhet të jetë i fortë, i fuqishëm dhe të japë produkt. Të rikthehem, edhe pse ideja ishte e mirë, realiteti është se ka bërë dëm të madh”, theksoi Janevska.
