4 C
Tetovo
E premte, 30 Janar, 2026
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët reagon ndaj përjashtimit të këshilltarit në Këshillin Komunal të...

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj përjashtimit të këshilltarit në Këshillin Komunal të Tetovës (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, sjelljes së papranueshme të Kryesuesit të Këshillit Komunal të Tetovës, përfaqësuesve të komunës dhe këshilltarëve të shumicës gjatë seancës së sotme.Sipas ASH-së, kufizimi i fjalës së lirë dhe ndërhyrjeve procedurale të këshilltarëve përbën shkelje të parimeve demokratike dhe institucionale. Partia vlerëson se vendimi arbitrar për përjashtimin e këshilltarit Arlind Murtezani është një akt arrogance nga ana e pushtetit lokal.

Në reagim dënohen edhe shpifjet dhe ofendimet e bëra nga këshilltarë të shumicës dhe nga udhëheqësi i sektorit për arsim, duke theksuar se dështimet institucionale nuk mund të mbulohen përmes akuzave ndaj opozitës.

Aleanca për Shqiptarët ka përshëndetur reflektimin e kryesuesit të këshillit, i cili pas pauzës korrigjoi vendimin dhe i dha fjalën këshilltarit të përjashtuar, duke bërë thirrje që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Nga ASH theksojnë se këshilltarët komunal janë përfaqësues të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe çdo padrejtësi ndaj tyre përbën padrejtësi ndaj vetë qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments