Qindra qytetarë kanë dalë sot në rrugë në Shkup, duke bllokuar Butelin- Shkup, në shenjë proteste kundër kompanisë EVN për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike.Protestuesit shprehen të revoltuar nga, siç thonë ata, faturat joreale që po u dërgohen, duke theksuar se shumë familje mezi po ia dalin të mbijetojnë. Sipas tyre, është e papranueshme që një qytetar që merr ndihmë sociale prej rreth 8 mijë denarësh në muaj të pranojë faturë për rrymë prej 6 mijë denarësh, duke mbetur me vetëm 2 mijë denarë për të mbuluar shpenzimet e tjera jetike.
Qytetarët pretendojnë se faturat janë shumë më të larta se konsumi real i energjisë elektrike. Ankesa të shumta janë shfaqur edhe në rrjetet sociale, ku disa qytetarë raportojnë se u kanë ardhur fatura deri në 1.000 euro në muaj, edhe pse nuk jetojnë fare në ato objekte.
Deri më tani, nga kompania EVN nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar lidhur me këto ankesa dhe protestën e sotme./TS/
