6 C
Tetovo
E premte, 30 Janar, 2026
BallinaLajmeGjykatësi Sadulla Izairi u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan, doli më...

Gjykatësi Sadulla Izairi u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan, doli më i votuari

Gjykatësi Sadulla Izairi në Gjykatën e Tetovës mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet për anëtar të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që u përkasin bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë në shtet, përcjell INA.

Votimi për këtë vend vakant u zhvillua dje në të gjitha gjykatat në Maqedoninë e Veriut, nga ora 8:00 deri në 15:00, ndërsa Izairi mori 179 vota nga gjithsej 390 gjyqtarë që morën pjesë në votim.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve u shpallën dje në orët e pasdites nga Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor.

– Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore ishte 418, prej të cilëve votuan 390, apo 93 për qind e votuesve. Janë evidentuar gjithsej 12 fletëvotime të pavlefshme – deklaroi kryetari i Komisionit, gjyqtari Osman Shabani.

Për këtë pozitë kishin aplikuar gjithsej gjashtë gjyqtarë:
Afrim Jakupi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar;
Ulber Hasani, gjyqtar në Gjykatën Themelore Civile Shkup;
Hasan Asani, gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Themelore Tetovë;
Xhemali Saiti, gjyqtar në Gjykatën Supreme;
dhe Shpresa Grainca-Osmani, gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Izairi është gjykatës nga viti 2008 në Gjykatën e Tetovës, ndërsa para kësaj ka qenë drejtor i Postave të Maqedonisë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments