www.telegrami.mk
LAJMI INTERAKTIV
LAJMI QË QARKULLON
INVESTIGIM
Furnizimi me ujë është monopol publik me interes jetik dhe nuk mund të trajtohet si treg i lirë pa shkelur interesin publik.Privatizimi?
Në praktikë, privatizimi i ujit konsiderohet rrezik serioz social dhe shpesh kontestohet.Në RMV vlen kjo:
- Uji është pasuri publike → nuk është mall i lirë tregu.
- Furnizimi me ujë të pijshëm është veprimtari me interes publik.
- Zakonisht kryhet nga ndërmarrje publike komunale (NPK), pra monopol lokal.
Çfarë do të thotë praktikisht:
pa abuzim.
Qytetari nuk ka zgjedhje tjetër furnizuesi → është monopol.
Komuna ka detyrim ligjor ta menaxhojë me:
çmime të arsyeshme,
transparencë,
Nuk ndalohet absolutisht, por:
lejohet vetëm me procedurë strikte ligjore,
me interes publik të arsyetuar,
dhe mbikëqyrje të fortë shtetërore.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deri më tani nuk ka dëshmuar asnjë ekspertizë ekonomike apo model efikas menaxhimi publik. Përkundrazi, veprimet e tij tregojnë një prirje të qartë drejt privatizimit të asaj që e ka gjetur funksionale në komunë, pa investuar në përmirësim të menaxhimit publik.
Rasti më i fundit është Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” – Tetovë. Çmimorja e re parasheh një çmim prej 51.850 denarësh (rreth 843 euro) për orëmatës digjitalë në banesat kolektive. Ky çmim është dukshëm mbi çmimet e tregut dhe, sipas informatave të disponueshme, është përcaktuar pa procedurë të rregullt të prokurimit publik, çka ngre dyshime serioze për shkelje ligjore.
Ende nuk dihet:
- cila firmë do t’i furnizojë orëmatësit,
- sipas cilave kritere është përcaktuar çmimi,
- dhe sa do të jenë çmimet për shtëpitë individuale.
Këto paqartësi nuk janë rastësore. Ato krijojnë dyshimin e arsyeshëm se po përgatitet terreni për privatizimin e NPK “Sharri”, sipas modelit të njëjtë që u përdor më herët në rastin e “Saubermacher”-it: fillimisht rritje çmimesh dhe kaos menaxherial, pastaj “arsyetim” për privatizim.
Pyetja kryesore mbetet:
a po shkatërrohet qëllimisht menaxhimi publik për t’ia hapur rrugën kapitalit privat?
======================================================
=============================================================
Mickoski nuk leshon pe për “Safe City”: Nëse duhet edhe Qeveria të bie, jam i përgatitur për këtë rrezik
================================================www.telegrami.mk
MESUT SHABANI

