1.6 C
Tetovo
E enjte, 22 Janar, 2026
BallinaLajmeZejd Rexhepi: Jo për “Safe City”, është ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues

Zejd Rexhepi: Jo për “Safe City”, është ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues

Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetar i partisë “Lëvizja Populli”, Zejd Rexhepi është shprehur kundër projektit “Safe City”.
Ai thotë se ky project është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues.
“Jemi për sigurinë e qytetarëve, por projekti “Safe City” është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues⁣
⁣Ëë ëë sepse rrugët dhe infrastruktura e qyteteve të përfshira janë nën çdo standard evropian dhe nuk krijojnë kushte reale për zbatim të drejtë të këtij sistemi.⁣
⁣Ëë ë sepse qëllimi real i qeverisë nuk është siguria e qytetarëve, por mbushja e boshllëqeve buxhetore përmes gjobave.⁣
⁣Ëë sepse nuk përfshihet i gjithë shteti, por vetëm disa qytete të caktuara, duke krijuar trajtim të pabarabartë për qytetarët.⁣
⁣Ëë , sepse në të tre qytetet e përfshira — Shkup, Kumanovë dhe Tetovë — gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndërsa qeveria ka lejuar që softueri i projektit të përgatitet vetëm në gjuhën maqedonase.⁣
⁣Kjo shkelje përbën ëë ë ëë , pasi korrigjimi i softuerit do të kërkojë harxhime shtesë buxhetore, të cilat përsëri do të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit”, ka shkruar deputeti Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments