Tentativa për censurim dhe trajtimi i Këshillit si makineri votuese, duke cenuar të drejtën themelore të një këshilltari, është kundër vlerave demokratike. Sipas Statutit të Komunës, Rregullores së Këshillit dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, këshilltarët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje, të diskutojnë dhe të debatojnë mbi tema që janë në interes të qytetarëve dhe të përdorin foltoren për këtë qëllim. Vendosja e kontejnerit/barakës në parkun e Xhamisë së Pashës nuk është temë e mbyllur, siç pretendon Bilall Kasami. Përkundrazi, ajo la pasoja, sepse parku i Xhamisë së Pashës tani është i dëmtuar nga bekatonet që ata vendosën.
===========================================================
Agron Arifi
Reagimi jonë në Këshillin e Komunës së Tetovës për vendosjen e paligjshme të barakës në parkun e Xhamisë së Pashës.
⚪ Diskutim në lidhje me pikën 8 të rendit të ditës: Propozim-Program të aktiviteteve të Komunës së Tetovës në fushën e kulturës gjatë vitit 2026.
🔴 Komuna e Tetovës jo që nuk bën asgjë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Tetovë, por edhe e lufton atë me veprimet e veta..
