Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisisionin Qendra Info ka folur për kompetencat që kanë komunat në Maqedoninë e Veriut duke e komentuar këtë se për dallim nga Kosova dhe Shqipëria, ingirencat e komunave në Maqedoninë e Veriut janë aq shumë të limitume sa që ngjajnë me bashkësitë lokale të ish Jugosllavisë dhe për këtë arsye pushteti maqedonas dëshiron të mbaj të centralizuar pushtetin, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka theksuar se largimi i tij nga VLEN-i erdhi pasi ai ishte larguar nga qeveria për të premtuar ndryshimin së bashku me VLEN-in dhe kështu ndoshi BDI-ja ra nga pushteti por në fat ndryshimi u kthy në zhgënjim dhe aty ngadal nisi krijimi i një BDI-je të re. Nga ana tjetër kishte tendencë të VMRO-së për të marrë edhe atë pak pushtet të shqiptarëve nëpër komuna duke bërë këtë edhe më të rezikshme edhe ashtu ndodhi si në Strugë, Kërçovë, Bervenicë dhe imagjinoni edhe në komunën e Butelit shqiptarët nuk u përfshinë në qeverisje, shkruan Top24
