-0.8 C
Tetovo
E diel, 18 Janar, 2026
BallinaLajme2130 punëtorë u angazhuan për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe...

2130 punëtorë u angazhuan për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10

Në ndërtimin e autostradave në Korridoret 8 dhe 10d, të cilat i ndërton konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka” në nëntor 2025 janë angazhuar 2130 punëtorë (të punësuar të kontraktorit, nënkontraktorëve dhe ofrues indirektë të shërbimeve dhe të kontraktorëve të specializuar) si dhe 1290 pajisje gjithsej, tregon Raporti nga mbikëqyrja për progresin e punëve për nëntor të vitit 2026, të publikuar në ueb-faqen e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRRSH).

Sipas Raportit, në nëntor të vitit të kaluar, kontraktorit iu paguan 1.149.367.247 denarë. Janë kryer kryesisht hetime gjeoteknike, projektim dhe përgatitje e specifikimeve teknike për një autostradë, projekte shpronësimi, menaxhim i përkohshëm me komunikacionin, prishje dhe heqje e strukturave ekzistuese dhe elementëve të tjerë në rrugë, si dhe aktivitete ndërtimi kryesisht për punime të tokës dhe objekte.

Raporti tregon se punimet gjeoteknike të hetimit kanë përfunduar në seksionin e parë Tetovë-Gostivar, ndërsa janë duke vazhduar në Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir. Në këto seksione, në terren ka aktivitete për punime të tokës, konstruksione dhe kullim. Për seksionin e tretë Strugë-Trebenishtë, ka filluar përgatitja e një studimi për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor dhe aspektet socio-ekonomike (ESIA-Environmental Social Impact Assessment).

Ka aktivitete në shtatë ura, tetë mbikalime dhe tre nënkalime. Deri në fund të nëntorit 2025, janë kryer më shumë se 4,9 milionë metra kub gërmime dhe 1,45 milionë metra kub mbushje. Gjithashtu janë kryer 20.500 metra shtylla, ndërsa për konstruksione janë kryer 63.000 metra kub punime betoni. Për ujësjellës janë kryer 13.000 metra kub punime betoni -tregojnë të dhënat nga Raporti.

Gjatë vitit 2026 Konsorciumit “Behtel dhe Enka” i janë paguar gjithsej 147 milionë euro. Sipas njoftimeve, për këtë vit janë planifikuar 103 milionë euro.

Siç deklaroi më herët për MIA-n drejtori i NPRRSH, Koce Trajanovski, deri më tani në Seksionin 1, Tetovë-Gostivar, të disponueshme për punë jan 13 nga 17,5 kilometra, në Seksionin 2, Gostivar-Bukojçan, janë të disponueshme 9,6 nga 31 kilometra, ndërsa në Seksionin 4, Prilep-Manastir, të disponueshme janë 22 nga 40 kilometra.

Katër seksionet e autostradës që janë pjesë e projektit kanë një gjatësi totale prej 109 kilometra, për të cilat duhet të ndërtohen 24 nënkalime, 34 mbikalime, si dhe ura me një gjatësi totale prej 4,500 metra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments