-0.8 C
Tetovo
E diel, 18 Janar, 2026
BallinaLajmeKur VLEN është në pushtet Tetova nuk banon këtu /Shkolla fillore në...

Kur VLEN është në pushtet Tetova nuk banon këtu /Shkolla fillore në Aerodrom me objekt të ri Evropian! Pamje moderne me 16 klasa, bibliotekë dhe ashensor

Shkolla fillore “Bllazhe Koneski” në lagjen Miçurin të komunës së Aerodromit do të nisë gjysmëvjetorin e dytë me ambiente tërësisht të reja.
Sot është vënë në funksion pjesa e sapondërtuar e objektit shkollor.
Shkolla ka marrë pamje moderne dhe kushte bashkëkohore për mësimdhënie. Projekti, me vlerë 200 milionë denarë, përfshin 16 klasa të reja, bibliotekë, sallë multifunksionale, kuzhinë, ashensor dhe infrastrukturë të plotë të qasshme.
Ndërkohë, tashmë ka nisur faza e dytë e projektit, që parasheh ndërtimin e sallës sportive, klasave shtesë dhe rregullimin e oborrit shkollor.

“Kushte të reja, me çka shpresoj që gjeneratat e ardhme do t’i shijojnë në procesin arsimor. Ky projekt u realizua me mbështetje të Qeverisë së RMV-së dhe Komuna Aerodrom”, tha Dejan Miteski, kryetar i Aerodromit.

“Po hapim objekt të madh si pjese e SHF Bllazhe Koneski dhe krijojmë kushte për ngritjen e cilësisë së arsimit”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments