4.5 C
Tetovo
E premte, 16 Janar, 2026
BallinaLajmeAksion kundër mashtrimit tatimor, 30 ditë paraburgim për 8 persona

Aksion kundër mashtrimit tatimor, 30 ditë paraburgim për 8 persona

Organet e hetuesisë kanë shqiptuar masë paraburgimi për 8 persona, ndërsa për  12 personat e tjerë  masë kujdesi. Ky është bilanci i zhvillimeve të lidhura me aksionin  policor  të së enjtes  ku nga liria u privuan 20 persona  të dyshuar për evazion fiskal dhe mashtrim.

Dëmi i shkaktuar  në arkën e shtetit arrin shumën prej 4.8 milion euro. Sipas hetuesisë paraburgimi u caktua për shkak të ekzistencës së  tre bazave ligjore – rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët, si dhe rrezikut që të dyshuarit ta përfundojnë ose ta përsërisin veprën penale. 

Paraprakisht në njoftimin e prokurorisë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit kanë njoftuar se biznesmenë dhe të punësuar  në Drejtorinë e të Ardhurave Publike përmes një rrjeti kriminal kanë bërë abuzime të shumëfishta me tatimet, me ç’rast kanë dëmtuar  buxhetin e shtetit me 4.8 milionë euro.

Me këtë rast Prokuroria kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzime penale kudër 20 personave të dyshuar për më tepër vepra penale, të cilat janë kryer në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2024. 

I dyshuari i parë është  një shtetas serb, udhëheqës i dy kompanive i cili në bashkëpunim edhe me dy punonjës të Drejtorisë e të Ardhurave Publike, kanë paraqitur deklaratat me të dhëna të rreme të cilët më pas të ndihmuar edhe nga dy zyrtarë të tjerë të zyrës për tatim në prone pranë DAP-it, kanë shmangur pagesën e taksave  në vlerë prej 11 milionë denarë. 

Më vonë këtij grupi kriminal i janë bashkangjitur edhe zyrtarë të tjerë, pronarë dhe persona të tjerë që kanë pasur  pozita udhëheqëse në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

“Me paraqitjen e të dhënave të pasakta në deklaratat tatimore dhe me ndihmën e nëpunësve tatimorë nga DAP, gjatë periudhës 2023–2024 i dyshuari kryesor ka shmangur pagesën e tatimit në vlerë prej 11.593.403 denarë. Të tjerët, pronarë dhe drejtues të personave juridikë, me deklarata të rreme kanë kërkuar, ndërsa të punësuarit e dyshuar u kanë miratuar kthim tatimi të paarsyeshëm për persona juridik jorezident, duke shkaktuar dëm në buxhet në vlerë prej 31.175.168 denarë”, thonë nga Prokuroria Themelore per Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”.

Akcioni policor ka filluar ditën e djeshme, ku më pas prokurorët, me mbështetjen e policisë, kanë bastisur DAP-in për të mbledhur dokumentacion, por edhe për të arrestuar të dyshuar për të cilët prej kohësh po zhvillohej hetim.

Nga Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bëhet e ditur se “nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike, hetues me asistencën e zyrtarëve policorë nga MPB po kryejnë kontrolle në disa lokacione në vend dhe po sigurohen persona të dyshuar për bashkim kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor dhe shmangie tatimore në përmasa të mëdha”. TVM2)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments