Në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor,Ali Ahmeti tha se kanë paraqitur propozimet e tyre.
“Ne pajtohemi me një zonë zgjedhore, me prag prej 5% dhe me lista të hapura, tani mbetet kjo çështje për diskutime të mëtejme”, tha për Kodin Zgjedhor.Sa i përket çështjes së sigurimit të shumicës së dyfishtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Ahmeti tha se ka kërkuar konsultime shtesë.
“Nuk janë bërë konsultat e nevojshme por është vepruar në mënyrë arbitrare dhe demokracia konsensuale ka rregullat e veta. Me çka mbet që koordinatorët e grupeve parlamentare të kërkojnë zgjidhje dhe konsultime shtesë se si mund të zgjidhet kjo çështje”, theksoi Ahmeti.
