-0.6 C
Tetovo
E shtunë, 10 Janar, 2026
BallinaLajmeProtesta e banorëve në Durrës, hidhen letra higjenike dhe domate drejt bashkisë!...

Protesta e banorëve në Durrës, hidhen letra higjenike dhe domate drejt bashkisë! Qytetari: Balluku, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi vodhën 35 mln euro të kanalizimeve

Vijoi edhe sot protesta e banorëve të Durrësit para godinës së Bashkisë, në lidhje me situatën e rëndë të krijuar pas përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut, që prej ditësh kanë lënë zona të tëra të qarkut nën ujë.Protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizimin e bashkëqytetarëve, ndërsa në shenjë revolte kanë hedhur domate dhe letra higjienike drejt godinës së bashkisë.Sipas tyre, situata është pasojë e mungesës së investimeve serioze në infrastrukturën e kanalizimeve. Gjatë protestës ka pasur edhe tensione, pasi pretendohet se një prej protestuesve është shoqëruar në komisariat nga policia, pasi ka hedhur një kapsollë.

Një nga protestuesit bëri edhe një krahasim me një rast të mëparshëm, duke përmendur zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai deklaroi se, sipas tij, kur Ballukut iu lehtësua masa e sigurisë, u festua me fishekzjarre dhe askush nuk u shoqërua nga policia, ndërsa sot protestuesit ndëshkohen për kapsolla.

Një qytetar: Duke sjellë shqetësimet e qytetarëve të rinjve të shqetësuar dhe në mënyrë demonstrative hodhën kapsolla, njëra pjesë e vjedhjes së investimeve të kanalizime të Durrësit, Belinda Balluku, Spartak Kovaçi, Ceno Klosi dhe Emirjana Sako, kanë vjedhur 35 mln euro të kanalizimeve që duhet të ishin investime për qytetarët por u kthyen në investime për hotele në plazhin e Durrësit.
Kur Belinda Balluku mori masën më të lehtë u festua me fishekzjarre, sot kur protestuesit hedhin kapsolla shoqërohen në komisariat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments