-0.6 C
Tetovo
E shtunë, 10 Janar, 2026
BallinaLajme“Levica”: Pranojmë shfuqizimin e qeverisë së “Përzhinos”, por në një pako me...

“Levica”: Pranojmë shfuqizimin e qeverisë së “Përzhinos”, por në një pako me një njësi zgjedhore

Partia “Levica” është në favor të shfuqizimit të të ashtuquajturës qeveri e “Pëzhinos” dhe zëvendësministrave shtesë të panevojshëm me të drejtë vetoje, sepse beson se është e pakuptimtë dhe është shndërruar në një mjet për pazarllëqe ndërpartiake.

“Qeveria teknike funksionon si një fasadë dhe shëmbëlltyrë e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe pluralizmit, pas së cilës vazhdon pabarazia thelbësore politike, selektiviteti dhe censura.

Prandaj, heqja e qeverisë teknike është e pranueshme për ne vetëm nëse shkon krah për krah me reforma demokratike reale, jo deklarative.

Si fillim, futja e një njësie të vetme zgjedhore, si e vetmja mënyrë që çdo votë të jetë po aq e vlefshme”, thuhet në deklaratën e “Levicës”.

Kushti i dytë i vendosur nga kjo parti është “heqja e censurës politike dhe sigurimi i aksesit të barabartë në përfaqësimin mediatik për subjektet politike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments