Qeveria kriminale ka filluar fazën e fundit të fushatës – represionin e LSDM-së dhe persekutimin politik, akuzojnë sot nga LSDM.
“Pas Dekretit dhe ndalimit të lirisë së fjalës, tani duan të arrestojnë. Po përpiqen të ndalojnë luftën e LSDM-së kundër krimit dhe korrupsionit të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it, për të heshtur opozitën.
Faza e parë, akuzimi i LSDM-së dhe sulmi i saj nga jashtë me lajme të rreme dhe nga brenda. Faza e dytë, ndalimi i fjalës. Faza e tretë: represioni dhe persekutimi politik.
Skenari copy-paste sipas recetës së SNS-së.Qëllimi është i qartë, të mbrohen kriminelët në pushtet nga përgjegjësia penale për skandalet e tenderëve që LSDM-ja shpall çdo ditë.
Si 161 tendera për një kompani me vlerë 5.3 milionë euro, 9 milionë euro për një kompani tjetër me dy punonjës, 1.2 milionë euro tendera nga Posta dhe shumë të tjerë”, thonë nga LSDM.
Nga atje theksojnë se ekziston një fushatë sulmi mediatik kundër LSDM-së, publiku bombardohet vazhdimisht dhe çdo ditë me lajme të rreme nga kuzhinat e VMRO-DPMNE-së.
