-1.6 C
Tetovo
E diel, 28 Dhjetor, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj / NATO…………?.........!

Dritan Goxhaj / NATO…………?………!

Më 7 dhjetor të vitit 1998 Sekretarja e Shtetit Madelen Ollbrait (Madeleine Albrights) mbajti një fjalim një ditë para takimit të NATO-s , ditë në të cilën u pranuan zyrtarisht në NATO Çekia, Hungaria dhe Polonia. Në këtë fjalim ajo shpalosi vendosmërinë e Amerikës për të qëndruar e përfshirë në çështjet e sigurisë Europiane, ku shpalosi atë që njihet si 3D-të – Pa shkëputje, Pa dyfishim dhe Pa diskriminim (no Decoupling, no Duplication and no Discrimination”).

No Decoupling- Pa shkëputje

“ Së pari ne duam të shmangim shkëputjen: NATO është shprehja e lidhjes së domosdoshme transatlantike. Ajo duhet të mbetet një organizatë aleatësh sovranë, ku vendimmarrja europiane nuk është e shkëputur nga vendimmarrja e aleancës më të gjerë”.

No Duplication – Pa Dyfishim

“Së dyti ne duam të shmangim dyfishimin: burimet e mbrojtjes janë shumë të pakta që aleatët të kryejnë planifikimin e forcave, të operojnë strukturat e komandës dhe të marrin vendime për prokurimin dy herë – një herë në NATO dhe një herë në BE”.

No Discrimination – Pa Diskriminim

“Së treti ne duam të shmangim diskriminimin: të shmangim cdo diskriminim ndaj anëtarëve të NATO-s që nuk janë anëtarë të BE-së”.

Por vetëm 27 vjet më vonë më datë 9 dhjetor të 2025 përfaqësuesi Republikan Tomas Mesi (Thomas Masei) paraqiti në Kongresin Amerikan Aktin nr HR 6508 Akti i NATO-s, në të cilin kërkoi miratimin e një ligji të posaçëm për largimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Ajo çka kongresmeni amerikan u përpoq të bënte me anë të këtij akti nuk pati asnjë sukses, por ama ajo tashmë është regjistruar si përpjekja e parë për t’u përballur me të vërtetën gjeopolitike perendimore të këtyre 15 viteve të fundit, se NATO nuk është më një aleancë sigurie.

Prej ndërhyrjes në Libi për vrasjen e Gadafit është kthyer në një mashtrim mbrojtës ku klientët (anëtarët) e saj nuk mund të paguajnë dhe zbatuesit janë të rraskapitur.

Për tre dekada me rradhë, Europa ja delegoi Amerikës gjithçka që kishte të bënte me çështjet e sajë kryesore dhe të mbijetesës, diplomacinë, energjinë, sigurinë dhe edhe vendimmarrjen politike.

Gjithë Europa pas Luftës së Dytë Botërore e ndërtoi identitetin e saj mbi idenë se

1. Fuqia Amerikane është e pafundme,

Dhe

2. Fatura nuk do ju vinte asnjëherë.

Por lufta në Ukrainë i ekspozoi të dyja këto si fantazi Europiane.

Me nisjen e luftës në Ukrainë, Europa i mbushi mendjen vetes dhe akoma vazhdon në këtë rrugë, se Rusia do të vdesë e do të rrënohet nën peshën e sanksioneve. Por në vend që të rrëzohej Rusia, filloi të rrënohej Europa vetë. Gjermania e para humbi energjinë e lirë e cila e mbante në këmbë si gjigand industrial europian.

Depot e armëve të vendeve europiane anëtare të NATO-s u zbrazën më shpejt sesa industria perendimore e armëve të mund t’i rimbushi ato. Gjithashtu edhe rezervat amerikane të armëve u shteruan në mbështetje të një iluzioni të cilin perëndimi nuk mund ta fitonte.

Në vend që kjo që ndodhi të shkaktonte analiza të gjata e të thella të NATO-s në Bruksel, ajo shkaktoi vetëm shpërthime deklarative lufte, duke krijuar idenë se NATO nuk është më një aleancë mbrojtëse, por sulmuese.

Dhe në këtë histeri deklaratash, europianët i kërkuan dhe vazhdpojnë t’i kërkojnë Amerikës që ajo të shpenzojë më shumë, të rrezikojë më shumë dhe ta përshkallëzoi më shumë situatën, dhe e gjitha kjo vetëm se këta manaxherët (udhëheqësit) europianë, janë të paaftë të prodhojnë armatime, municione dhe koherencë politike, ndërkohë që shoqëritë europiane po detyrohen të përkulen nën koston e luftës që “udhëheqësit” e tyre po duan t’ju imponojnë.

Dhe e gjitha kjo nuk është më një partneritet. Është vetëm varësi e maskuar si virtyt. Është thjeshtë feudalizëm strategjik i paraqitur si vlera të përbashkëta.

Dhe propozimi i kongresmenit amerikan që në dukje të krijon përshtypjen se është vetëm një veprim dhe mendim i izoluar, vjen në një moment kur edhe vetë Perandoria Amerikane e pranon, herë me fjlaë e herë në heshtje atë që Europa e mohon – Amerika nuk mund të mbështesi një sistem që ia shteron armët dhe municionet, që ia shteron buxhetin, që ia shteron politikën dhe nuk i sjell asnjë fitore strategjike në këmbim të kësaj “ndihme” falas.

Dhe ndërkohë ata që përfitojnë janë vetëm kopleksi industrialo-ushtarak dhe organizatat jo qeveritare të lidhura me politikat e këtij kompleksi.

Edhe pse ky propozim HR 6508 dështoi të kalonte edhe në komisionin përkatës, sërish ky propozim tregoi se ka një të krisur në fasadën që e paraqet NATO-n si jë aleancë mbrojtëse të përbashkët.

Ky propozim shkon paralelisht me Strategjinë e re Amerikane të paraqitur para dy javësh ku ju kërkohet aleatëve europianë të NATO-s që të (share burdon) ndajnë barrën.

Kjo do të thotë se nëse modeli i NATO-s që europianët kanë pasur deri më tashti do vazhdojë të kërkojë para të pafundme amerikane, vendosje të paqëndrueshme të forcave amerikane dhe besueshmëri maksimale amerikane, atëherë kjo nuk është më një aleancë. Është thjesht një barrë mbytëse.

Dhe kjo barrë duhet ndarë (SHARE BURDON).

Dhe kjo lloj përgjegjësia kthehet në rrezik vdekjeprurës kur politikanët në Europë refuzojnë të pranojnë realitetin.

Ndërkohë europianët në PE (Parlamenti Europian) kërkojnë përballje të përhershme me Rusinë edhe pse e shohin që nuk kanë asnjë mundësi të riarmatosen në shkallë industriale.

Ndërkohë vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje amerikane edhe pse sabotojnë çdo iniciativë sigurie amerikane.

Ndërkohë që kërkon siguri e saboton atë nëpërmjet vednosjes së regjimit Oruellian në Evropë, ndërkohë që bën moralisten për të tjerët,

Largimi i Amerikës nga NATO nuk do të ndodhë, por ama këto veprime tregojnë se egziston një llogjikë strategjike për një riregullim të saj (NATO-s).

Kjo do të thotë se një botë në tranzicion si kjo në të cilën po jetojmë kërkon një arkitekturë të re sigurie, ku veprime të tilla në akordancë politike me Strategjinë e re Amerikane, tregojnë se skelat e Luftës së Ftohtë nuk mund të mbajnë më në këmbë iluzionet e Europës.

Paqja për të gjithë nuk mund të vij nga përshkallëzimi, qoftë ai edhe retorik. Ajo mund të vijë vetëm atëherë kur vendet rimarin në dorë sovranitetin e tyre dhe negociojnë direkt pa e militarizuar diplomacinë, dhe pa i bazuar opsionet e tyre politike mbi një burokraci ushtarake që i përket shekullit të kaluar.

NATO është kthyer në një sistem të brishtë i cili ka nevojë për një reformim rrënjësor, dhe reformimi mund të fillojë vetëm aty ku thuhet e vërteta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments