Ordinancat gjinekologjike kanë marrë para nga pacientet për kontrolle dhe ekzaminime që janë falas. Nga kontrollet që u kryen bashkërisht nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike në 49 institucione private shëndetësore, përkatësisht gjinekologë amë, u gjetën parregullsi në 46 për qind prej tyre. Edhe pse ekzaminimi për më shumë shërbime është falas, pacientët kanë paguar 500 denarë. Kontrollet janë kryer në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Strumicë.
“Nga 49 institucione të kontrolluara, 26 ose gjysma e tyre, rreth 50 përqind, nuk kanë parregullsi as me fondin dhe as me DAP-në. Nga 23 institucione, 3 kanë parregullsi vetëm me Fondin, 11 me DAP-në dhe 9 institucione me FSSH-në dhe DAP-in së bashku. Nga 12 parregullsitë e identifikuara me Fondin, kryesorja është pagesa shtesë nga personat e siguruar. Kjo u gjet në 8 institucione private shëndetësore, dhe në 4 kishte evidencë të parregullt”, tha Sasho Klekovski – Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
