Kryeministri Hristian Mickoski i është përgjigjur sot reagimit të Athinës zyrtare në lidhje me emrin e shtetit duke e quajtur atë tentim për cenzurë e ka cilësuar lidhur me përdorimit të emrit. Ai duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se për të emri Maqedoni dhe vet shteti është i shenjtë dhe se është e drejta e tij të shprehet ashtu siç edhe mendon dhe se askush nuk mund ta kërcënojë dhe ta cenzurojë.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMNISTËR
“Në princip, nuk jam njeri që dëshiron cenzurë dhe kërcënime, kështu që për mua, emri Maqedoni është i shenjtë po edhe e drejta ime e të shprehurit është ta them ashtu si un mendoj”.
Kujtojmë se, Athina zyrtare dje reagoi në lidhje me përdorimin jo të drejtë të emrit të shtetit nga ana e Mickoskit. Nga Ministria e Jashtme greke thanë se, emri kushtetues i shtetit fqinj është Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prespës është pjesë e Kushtetutës së saj duke shtuar se, Marrëveshja e Prespës është absolutisht detyruese për të dyja palët, si në nivel ndërkombëtar, ashtu edhe në nivel vendas.
Ministria e Jashtme greke
“Në marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka situata de facto; zbatimi i tyre është uniform dhe universal. Përparimi në marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i pandërprerë i rrugës evropiane të fqinjit kërkon respekt të rreptë të marrëveshjeve dhe respektim të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.
Në reagim po ashtu thuhet se, çdo përpjekje për falsifikim ose ndryshim të përmbajtjes së Marrëveshjes së Prespës nuk do të pranohet nga pala greke.
Reagimi i Athinës vjen pas deklaratave të kryeministrit Mickoski, i cili, në një intervistë televizive, pretendoi se në praktikë është rikthyer përdorimi i emrit “Maqedoni”.
