Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në protestën që u organizua në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se procesi në Hagë duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi siç shtoi, “të gjithë ata që ndodhen prapa grilave akuzohen për vepra të pabëra”, përcjell TV21. Ahmeti tha se UÇK-ja nuk ka qenë kundër asnjë populli e as nuk ia ka mohuar lirinë të tjerëve, por ka kërkuar liri për popullin e saj.
“Ne kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popujve të tjerë. Ushtria jonë nuk ka qenë kundër as një populli e as popullit serb. Demonstrata e sotme nuk është kundër shtetit të Maqedonisë, pasi këta që ndodhen në këtë gjykatë. Këta që ndodhen në këtë gjykatë kanë kontribuar për stabilitet dhe paqe, në ardhmërinë të këtij shteti pasi kanë qenë drejtues të institucioneve të rëndësishme, presidentë, kryeministra, kryetar Kuvendi dhe me dhjetëra e qindra marrëveshje kanë hedhur firma për një Maqedoni më të pr0speruar dhe jo të frikësuar nga UÇK-ja e nga këta me plagë në trup. Këta nuk kanë luftua kundër asnjë populli”, tha Ali Ahmeti.
