5.5 C
Tetovo
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeNga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së...

Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

Ministria e Mbrojtjes ka pranuar 16 kandidatë nga grupi i dytë që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve, të cilët do t’i trajnojë për oficerë që do të shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Maqedonisë. Nga dokumenti që kemi siguruar, respektivisht vendimi për pranim të 16 kandidatëve, nuk figuron asnjë shqiptar. Megjithatë, nga Ministria e Mbrojtjes nuk e pranojnë se nuk e kanë respektuar përfaqësimin e drejtë. Thonë se kandidatët janë vlerësuar sipas dijes dhe sipas kushteve dhe parametrave që janë kërkuar.

“Nga kandidatët e pranuar si oficerë të ardhshëm, ka dy kandidatë nga përkatësia etnike shqiptare dhe një nga përkatësia vllahe. Duam të theksojmë se për shërbime të caktuara nuk kishte fare kandidatë të paraqitur ndërsa që në muajin gusht patëm njoftuar se për këto shërbime do të publikohet përsëri konkurs për çka opinioni do të njoftohet në kohë. Përsërisim se në Ministri dhe në Armatë ka vend për më të mirët nga më të mirët dhe se gjatë pranimit, në tërësi dhe pa asnjë përjashtim respektohen të gjitha principet”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është lista e të gjithë kandidatëve që janë vlerësuar më së shumti nga komisioni në shërbime të ndryshme nga konkursi i publikuar në muajin mars. Kandidatët janë vlerësuar për shkollimin e përfunduar, njohuri të gjuhës angleze, për përgatitjet e tyre fizike dhe në intervistë. Nga lista e përgjithshme ku janë pranuar gjithsej 45 persona, vetëm një është shqiptar. Bëhet fjalë për Jasir Ibraimin i pranuar në shërbimet intendente.
Rang lista përfundimtare nuk figuron në përputhje me ligjin për akademi ushtarake i cili urdhëron respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjatë konkurseve. Neni 21 i ligjit për akademi ushtarake thotë:

“Gjatë pranimit të kandidatëve në konkurs publik nga paragrafi 1 i këtij neni do të mbahet llogari për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të përkatësive të bashkësive”.

Ministria e Mbrojtjes tanimë gjashtë muaj është pa zëvendës ministër, kjo pasi Elfete Ismaili u shkarkua nga detyra pasi Arben Taravari prishi koalicionin me VLEN-in. Në ndryshimet e fundit të kuadrove të VLEN-it në Qeveri, nuk prekën fare këtë pozicion.(Alsat.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments